Sport

Reali i ofron kontratë të re Varanes

Foto: Reuters

Te Real Madridi dëshirojnë me çdo kusht të mbajnë në ekip qendërmbrojtësin francez Raphael Varane, të cilit tashmë i kanë ofruar një kontratë të re, raporton “Marca” të premten.

Me kontratën e re, Varane do të mbetet pjesë e Realit deri në vitin 2024 si dhe do të ketë një rritje të pagës vjetore prej gjashtë në nëntë milionë euro, transmeton “Koha Ditore”. 25-vjeçari, aktualisht ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 kurse pjesë e klubit është prej vitit 2011.

Më herët është raportuar se Varane ka kërkuar largimin nga Real Madridi në fund të këtij edicioni dhe tashmë interesim për të kanë treguar Manchester United, Juventus e PSG.

Varane këtë edicion ka shënuar dy gola në 36 ndeshje për Realin në të gjitha garat.