Sport

Stadiumi i akuzave dhe i zvarritjeve

Stadiumi i akuzave dhe i zvarritjeve

Kosova priti gjatë të ketë një stadium që i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare. Tash, pas një periudhe të stërzgjatur të renovimit e ka një, por duhet të presë ende për t'iu bërë pranimi teknik dhe për të shuar çdo dilemë rreth pronësisë dhe se kush duhet ta menaxhojë.

Së fundmi, stadiumi i qytetit të Prishtinës, i emërtuar pas rinovimit "Fadil Vokrri", është kthyer në "mollë sherri", shkruan sot Koha Ditore.