Sport

Roma e Fiorentina ndajnë pikët

Nuk ka pasur fitues në derbin e javës së 30-të në Serie A ndërmjet Romës dhe Fiorentinës.

Të dyja skuadrat shënuan nga dy gola, transmeton Koha.net.

Pezzella shënoi në minutën e 12 të takimit, por pas dy minutave Roma barazoi shifrat përmes Zaniolon.

Në pjesën e dytë Fiorentina sërish kaloi në epërsi përmes Gersonit.

Kurse Roma u kundërpërgjigj përmes Perottit.

Roma në vendin e tetë ka 48 pikë, derisa Fiorentina në të dhjetin ka 39 pikë.

Image