Sport

Federata e Automobilizmit synon bashkëpunime me FIA CEZ

Descriptive Text

Zona e Evropës Qendrore e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit po mban takimin e rregullt në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në këtë takim merr pjesë edhe delegacioni i Federatës së Auto Sporteve të Kosovës, përfaqësues i së cilës është kryetari Ismet Rexhepi dhe Gazmend Gashi. Gjatë dy ditëve të takimit (02-03 prill) janë trajtuar planet për vitin kalendarik të garave, trajnimet dhe praktikat më të mira në zhvillimin e auto sportit në rajon”, thuhet në komunikatë.

Rexhepi ka thënë se kanë diskutuar që të kenë bashkëpunime me Federatat e tjera.

“Është takimi i radhës për FIA CEZ dhe gjatë dy ditëve është diskutuar për tema të ndryshme. Kemi pasur takime të shumta me zyrtarë të FIA-s, pastaj edhe me përfaqësues të federatave nacionale me të cilët kemi biseduar për rritjen e bashkëpunimit. Ne do të fokusohemi në organizimin sa më të mirë të garës në Kullë, e cila edhe sivjet është kalendarin e garave të FIA CEZ”, ka thënë Rexhepi.

Ndërkohë FASK i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e kampionatit vendor.