Goli i Lionel Messit ndaj Villarrealit, bëri që argjentinasi ta thyejë edhe një rekord tjetër në futboll.
Ylli argjentinas shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë, duke e shpëtuar skuadrën e tij nga humbja, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ishte goli i gjashtë i Messit nga goditja e dënimit dhe i 32-ti në total në La Liga këtë sezon.
Përveç kësaj, Messi bëhet futbollisti i parë në top pesë ligat evropiane që i shënon gjashtë apo më shumë gola nga gjuajtjet e lira që prej edicionit të 2007-s.
Ylli argjentinas në këtë takim ka arritur të bëhet edhe golashënuesi më i mirë në top-pesë ligat evropiane me 415 gola, një më shumë se Ronaldo që renditet i dyti me 414.