Manchester Unitedi ka pësuar në udhëtim te Wolvesi me rezultat prej 2 me 1.
“Djajtë e Kuq” e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 13 të takimit përmes McTominayt, transmeton Koha.net.
Vendasit barazuan shifrat përmes Jotas në minutën e 25.
Në pjesën e dytë Unitedi mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Ashley Young u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
E vendasit arritën të shfrytëzojnë epërsinë e një lojtari më tepër në fushë.
Ishte një autogol nga Smalling në minutën e 77 që i dha pikët e plota Wolvesit.
Në vendin e pestë Unitedi ka 61 pikë. Kurse wolvesi në të shtatin ka 47 pikë.