Suso drejt vazhdimit të kontratës me Milanin

Suso drejt vazhdimit të kontratës me Milanin

02 April 2019 21:14

Skuadra e Milanit, pritet t’i nisë bisedimet me mesfushorin Suso, për vazhdimin e kontratës.

Përkundër se forma në të cilën është duke kaluar spanjolli është kritikuar shumë krerët e klubit t’i ofrojnë kontratë të re lojtarit, transmeton KTV.

Suso ka kontratë me “kuqezinjtë” deri në vitin 2022, por “Rosonerët” do t’i ofrojnë kontratë të re me një pagë prej 5 milionë euro në sezon.

25-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat për Milanin, ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtatë asistime.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme