Ylli shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk u paraqit as në kryendeshjen e xhiros në Premier Ligë ndaj Tottenhamit duke nxitur sërish reagim të madh të tifozëve të “Të Kuqve”.
Pavarësisht se ishte në formë të mirë, Shaqiri nuk është paraqitur për skuadrën e Jurgen Kloppit që nga 24 shkurti, në barazimin me Manchester Unitedin. Ai ka qenë në bankën rezervë në gjashtë ndeshjet e fundit të Liverpoolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse Liverpooli fitoi 2 me 1 ndaj Tottenhamit, rrjeti social “Twitter” është mbushur me kritika për Kloppin pse nuk po e inkuadron Shaqirin. Tifozë të shumtë thonë se nuk po i kuptojnë arsyet pse reprezentuesi i Zvicrës nuk po luan fare.
Në 21 paraqitje deri tash për Liverpoolin në Premier Ligë, Shaqiri ka shënuar gjashtë herë.
