KB Rahoveci ka reaguar sot pas humbjes së mbrëmshme nga Ylli.
Ylli fitoi mbrëmë takimin ndaj Rahovecit me një pikë diferencë në sekondat e fundit, 61-62, transmeton Koha.net.
Megjithatë KB Rahoveci e konteston lojën, derisa kërkon që ndeshja të përsëritet.
Më poshtë keni postimin e plotë të KB Rahovecit në Facebook:
Të nderuar bashkëqytetarë, fansa dhe gjithë basketbolldashës.
Që nga përfundimi i ndeshjes me Golden Eagle Ylli që u përmbyll me rezultatin 61-62 në favor të ekipit të Suharekës, kemi pranuar me qindra thirrje, mesazhe, video dhe foto lidhur me aksionin e fundit të ndeshjes. Pas analizave të bëra dhe diskutimeve pothuajse tërë ditore, duke u bazuar edhe në gjitha rregulloret e FIBA-s dhe të FBK-s, por edhe në konsultim me njohësit e baskebollit kemi konkluduar se skuadra jonë është dëmtuar në atë rast pasi në videon më poshtë shihet qartë se si baskebollisti më numër 6 i Yllit prek rrjetën gjatë kohës sa topi sillej rreth harkut.
Edhe
Yllit s’po i ecën, e mposht edhe Rahoveci
Në këtë rast në bazë të gjitha rregulloreve të basketbollit pikët është dashur të pranohen për skuadrën tonë. Prandaj, me ekipin e ekspertëve ne kemi dorëzuar edhe një ankesë në federatë në bazë të propozicionit të garave, ku kemi kërkuar që FBK të marr vendim për përsëritjen e ndeshjes. KB Rahoveci ka vendosur që të ndjek gjitha rrugët ligjore që janë të përcaktuar pikërisht nga FBK dhe presim që të njëjtat të zbatohen në rastin tonë.
Shikojeni videon dhe vlerësojeni.