Granit Xhaka ishte një nga protagonistët në barazimin prej 3 me 3 ndaj Danimarkës.
Zvicra lëshoi fitoren nga duart duke humbur epërsinë prej 3 golave në dhjetë minutat e fundit të takimit, transmeton Koha.net.
Xhaka shënoi një super gol për Zvicrën për ta çuar rezultatin në 2 me 0. Megjithatë largimi i tij nga fusha në minutën e 79 duket se pati ndikim direkt në rezultat pasi danezët nga minuta e 84 e deri në minutën e 90+3 shënuan tre herë për të marrë një pikë.
Por, përkundër barazimit Xhaka është i kënaqur me pozicionin e kombëtares së Zvicrës.
“Donim të fitonim, nuk e arritëm por ende jemi në një pozitë të fuqishme. Tani koha të kthehem tek Arsenali, kemi synime që duhet t’i arrijmë”, është shprehur Xhaka.
-
Xhaka me deklaratë të fortë pas barazimit me Australinë
-
Xhaka: Sikur të luanim si në pjesën e parë, rezultati do të ishte 6:0 ose 7:0
-
Xhaka: Duhej t’i shënonim të paktën tre gola
-
Xhaka i nervozuar me humbjen: Ajo që tregoi Danimarka s’ka të bëjë me respektin
-
Xhaka me statistika mbresëlënëse, por sa humbje ka pësuar ai presje u largua nga Arsenali?