Kosova U21 mposht Maltën minimalisht në miqësore

Kosova U21 mposht Maltën minimalisht në miqësore

26 March 2019 19:13

Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll në konkurrencën e meshkujve, e ka mposhtur Maltën U21 me rezultat 1:0, në miqësoren që është zhvilluar në Antalya të Turqisë.

Golin e fitores për “Dardanët” e ka shënuar sulmuesi i Llapit, Valmir Veliu në minutën e 87-të, transmeton KTV. 

Ky ishte triumfi i dytë i Kosovës që po drejtohet nga përzgjedhësi Rafet Prekazi, pasi me 24 mars ka triumfuar edhe ndaj Turkmenistanit 3:2.

Miqësoret e luajtura në qytetin e bukur të Turqisë, vijnë vetëm dy muaj para se Kosova të nis ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian dhe janë të mirëseardhura për tu përgatitur sa më mirë.

Në grupin e 3-të kualifikues, përveç Kosovës U21, bëjnë pjesë edhe Anglia, Turqia, Shqipëria, Austria dhe Andorra.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme