Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll në konkurrencën e meshkujve, e ka mposhtur Maltën U21 me rezultat 1:0, në miqësoren që është zhvilluar në Antalya të Turqisë.
Golin e fitores për “Dardanët” e ka shënuar sulmuesi i Llapit, Valmir Veliu në minutën e 87-të, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ishte triumfi i dytë i Kosovës që po drejtohet nga përzgjedhësi Rafet Prekazi, pasi me 24 mars ka triumfuar edhe ndaj Turkmenistanit 3:2.
Miqësoret e luajtura në qytetin e bukur të Turqisë, vijnë vetëm dy muaj para se Kosova të nis ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian dhe janë të mirëseardhura për tu përgatitur sa më mirë.
Në grupin e 3-të kualifikues, përveç Kosovës U21, bëjnë pjesë edhe Anglia, Turqia, Shqipëria, Austria dhe Andorra.