Arsenali ka bërë ofertë për mesfushorin Christopher Nkunku, i cili pritet të largohet në verë nga Paris Saint-Germaini.
Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Arsenali ka ofruar 35 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Nkunkus, që nuk është i kënaqur me minutazhën te ekipi francez gjatë këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Nkunku 21-vjeçar, në vitin 2015 është promovuar në ekipin e parë të PSG-së dhe ka kontratë deri në vitin 2020.
Ai këtë edicion ka katër gola e dy asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat. Krahas Arsenalit, interesim për mesfushorin francez kanë treguar edhe ekipe tjera të Anglisë, si Tottenham e Everton.