Zidane e kërkon Manen te Reali Foto: Reuters

Zidane e kërkon Manen te Reali

25 March 2019 15:05

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke insistuar në transferimin e sulmuesit senegalez të Liverpoolit, Sadio Mane, raporton gazeta “Marca” të hënën.

Mane ka realizuar 17 gola në 29 ndeshje në Premier League këtë stinor dhe ai ishte në plane të Zidanet edhe në vitet e kaluara, transmeton “Koha Ditore”.

Mirëpo, Liverpooli nuk është i interesuar të shes Manen dhe nëse e shet atëherë vetëm për një shumë afërsisht të ngjashme sa mori nga shitja e Philippe Coutinhos te Barcelona në janar të vitit të kaluar.

Coutinho ishte transferuar për 160 milionë euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme