Sport

Fernandes drejt Wolvesit

Mesfushori portugez Gedson Fernandes pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Wolverhamptonit për edicionin 2019/20, përcjellë “Goal.com” të hënën.

Bëhet e ditur se Wolvesi tashmë ka nis negociatat me Benfican dhe është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e 20-vjeçarit, transmeton “Koha Ditore”.

Fernandes para fillimit të këtij edicioni është promovuar në ekipin e parë të Benficas dhe deri më tani ka shënuar tri gola e ka asistuar pesë herë në 39 ndeshje në të gjitha garat.

Ai me Benfican ka kontratë deri në vitin 2023 si dhe është reprezentues i Portugalisë.