Challandes pret përballje të vështirë me Bullgarinë

Challandes pret përballje të vështirë me Bullgarinë

24 March 2019 17:42

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka deklaruar se pret ndeshje të vështirë me Bullgarinë në fillim të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Dy kombëtaret takohen të hënën në “Fadil Vokrri”, ndërsa zvicerani ka thënë se përparësi te Bullgaria është eksperienca, por se Kosova duhet të luftojë për çdo top.

“Jam i kënaqur me paraqitjen kundër Danimarkës, por tani është më ndryshe. Është një garë tjetër. Ndaj Bullgarisë do të jetë ndeshje krejt tjetër. Bullgaria është ekip i fortë dhe ne duhet të luftojmë për çdo top. E dimë që Bullgaria ka eksperiencë më shumë se ne”, ka deklaruar Challandes.

Ai ka thënë se ekipi i Kosovës është në gjendje të mirë dhe se duhet të mendojë se nuk do ta kenë lehtë ndaj bullgarëve.

Ka shtuar se nuk duhet të mendojnë të luajnë me ‘tika-taka’.

Ai ka thënë se ylli Benjamin Kololli do të testohet sot para ndeshjes për të parë a do të jetë në gjendje të luajë apo jo.

Challandes ka komentuar edhe vendimin e bullgarëve që të mos ushtrojnë në Prishtinë, një ditë para ndeshjes. Ai ka thënë se kjo është zgjedhje e trajnerit, “por për mua s’është problem”.

Ndeshjen ndaj Bullgarisë ai e ka quajtur si më të vështirën deri tash për Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme