Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të dielën luhet në stadiumin më modern të globit

Tottenham Hotspurs prezantuan me krenari një video përmbledhëse të punës kolosale që çoi në ndërtimin e stadiumit të ri, një “time-lapse” fantastik që tregon impiantin 1 miliard paundësh në Londër.

Që nga hapat e parë të projektit në vitin 2016 e deri në mesin e këtij muaji, kjo arenë fantastike do të testohet seriozisht të dielën në një event madhor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Skuadra e Londrës veriore shpresonte të luante ndeshjet e para në nisjen e këtij sezoni, por shtyrja e punimeve dhe vonesat burokratike bënë që të jetë gati vetëm në muajt final të kampionatit. Por, tashmë pritja për futbollistët dhe tifozët ka mbaruar.

Impianti i ri me 62 mijë vende po cilësohet si një nga stadiumet më të bukur dhe më modern të globit.

Në testin e parë në këtë të diele do të jenë të pranishëm 30 mijë tifozë ndërsa më pas do të impenjojë stafin në ndeshjen e legjendave mes Spursit dhe Interit, në praninë e 45 mijë vetëve, por ndeshja e parë e vërtetë do të jetë ndaj Crystal Palace në 3 prill, atëherë kur Tottenham shpreson se do marrë suksesin e parë në premierën e stadiumit./atsh