Kampioni i Italisë nuk do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për turneun veror, raporton New York Times.
Gazeta amerikane shkruan se klubi bardhezi nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e turneut të zakonshëm “International Champions Cup” në Amerikë, por të luajë sfidat që do të zhvillohen në Azi, pikërisht në Kinë dhe Japoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuovendim ky i “Zonjës së Vjetër” që me shumë mundësi lidhet me problemet gjyqësore e Cristiano Ronaldos për një përdhunim të pretenduar ndaj Kathryn Mayorga.
Për momentin, nuk ka ndonjë zyrtarizim sepse Juventusi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në International Champions Cup 2019, por pa dhënë detaje se ku do t’i zhvillojë ndeshjet.
Më 27 mars do të publikohet kalendari zyrtar i ndeshjeve, që do t’i japë fund kësaj dileme, transmeton kp.
Juventusi i ka bërë kërkesë Relevent Sports, kompanisë që ka marrë përsipër organizimin e turneut, se dëshiron të luajë vetëm në ndeshjet aziatike, pasi i frikësohet një arrestimi të mundshëm të Ronaldos nga autoritetet amerikane.