Sport

Zidane kthen vëmendjen kah Mane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është gati të bëjë ofertë për sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane, gjatë afatit kalimtar të verës, raporton “France Football”.

Zidane është adhurues i senegalezit qe një kohë të gjatë dhe kishte menduar transferimin e tij edhe para se të largohej verën e shkuar nga “Mbretërit”.

Tani me rikthim te Reali, Zidane ka kthyer vëmendjen kah 26-vjeçari, që ka shënuar 20 gola këtë sezon.