Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Johnsoni mendon se e di pse Kloppi po e lë Shaqirin jashtë fushës

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Glen Johnson, i cili ka luajtur me Xherdan Shaqirin në Stoke City sezonin e kaluar, thotë se anësori zviceran mund të lihet jashtë të “Kuqve” për arsye disiplinore.

Shaqiri ishte shpesh i pari që hynte si zëvendësues te të “Kuqët” gjatë gjysmës së parë të sezonit, por ai nuk është futur në fushë që nga 24 shkurti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-shoku i tij i ekipit, Johnson ishte mysafir në “BBC Radio 5Live Football Daily Podcast” ku foli për një sërë temash rreth karrierës së tij.

“Kur shkonin mirë, ai do të ishte një lojtar i madh për ne dhe do të performonte mirë. Kur gjërat nuk shkonin mirë, ai do të ishte një humbje. Kjo ishte e qartë për t'u parë”, ka thënë Johnson për Shaqirin, transmeton Koha.net.

I pyetur nëse Shaqiri do të mund të kishte “një acarim” sepse nuk po i jepet koha për lojë, Johnson tha: “Me shumë gjasë, Jurgen Klopp nuk do të merrej me të – ai do ta vendoste atë në shtrat”.

27-vjeçari duket se ka një reputacion të keq për disiplinë, por nëse Johnsoni ka të drejtë apo jo, mbetet të shihet.