Sport

Guardiola: S’më pëlqen të fitoj në atë mënyrë, më vjen keq

Foto: Reuters

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup duke përmbysur rezultatin ndaj Swanseas në 2 me 3, megjithatë Pep Guardiolës nuk i ka pëlqyer mënyra se e arriti atë ekipi i tij.

Kur po luhej minuta e 89 Manchester City shënoi golin e fitores përmes Kun Agueros nga pozicioni jashtë loje gjë të cilën e pranoi edhe vet Guardiola, transmeton Koha.net.

Madje Guardiola insiston se duhet të nisë aplikimi i VAR-it edhe në Angli.

“Në gjithë Evropën është VAR-i, por jo edhe këtu. Nuk më pëlqen të fitoj në atë mënyrë, më vjen keq”, ka thënë Guardiola, raporton BBC.

Në këtë takim për Swansean një gol të bukur shënoi edhe Bersant Celina, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta eliminuar Cityn.