Sport

Ronaldo, Isco, Mbappe, Neymar, Bale - Zidane i prek të gjitha në konferencë

Ronaldo, Isco, Mbappe, Neymar, Bale - Zidane i prek të gjitha në konferencë
 

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka dalë në konferencën e tij të parë për shtyp, pas rikthimit në “Santiago Bernabeu”. I qeshur, i qetë dhe i sigurt, siç ishte shfaqur gjithmonë, gjatë eksperiencës së mëparshme, francezi dërgoi një mesazh optimizmi për tifozët e bardhë:

“Kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund të kampionatit. Lojtarët janë të lumtur, të tria seancat që kemi bërë kanë kaluar shumë mirë. Jemi stërvitur me intensitet dhe dëshirë, çka është gjëja më e rëndësishme. Isco? E përsëris, gjëja më e rëndësishme është që t’i shoh të gjithë lojtarët shumë të përfshirë.