Kuotat e kompanive të basteve për favoritin e Ligës së Kampionëve kanë pësuar ndryshime pas shortit të çerekfinales.
Shorti i sotëm ka vënë disa përballje interesante, kurse pas shortit, kanë ndryshuar edhe kuotat.
Në fakt, Manchester City vazhdon të mbetet favorit sipas kompanive të basteve. “Citizens” kuotohen nga 2.9 deri në 3.5 për t’u shpallur kampion.
E, pas shortit, është Juve që ka tejkaluar Barcelonën. Para shortit, ishte Barcelona e dyta, por tash është Juventus, transmeton Koha.net. “Zonja e Vjetër” kuotohet nga 3.75 deri në 4.5 për fitore.
Barca renditet e treta, pasuar nga Liverpool, United, Tottenham, Ajax e Porto.
Kuotat pas hedhjes së shortit
-
15 mars 2019 15:59
-
Shpërndaje në: