Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar emëroren e futbollistëve që do t’i ketë në shërbim për miqësoren kundër Danimarkës më 21 mars dhe për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Bullgarisë, më 25 mars, transmeton Koha.net.
FFK-ja thotë se për herë të parë pjesë e Kosovës A do të jetë Florent Hasani, anëtar i deritashëm i U21 dhe pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyori, derisa në emëroren e Challandes janë rikthyer Bersant Celina dhe Bernard Berisha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrumbullimi dhe akomodimi i futbollistëve të Kombëtares do të bëhet, të hënën, në hotel “Emerald”.
