Sport

Zidanen e pret punë e madhe për rindërtimin e Realit

Skuadra e Real Madridit, që Zinedine Zidane e ka marrë ta drejtojë të hënën, duket krejt ndryshe nga ajo që la pas më pak se një vit më parë.

Real Madridi vetëm sa kishte fituar titullin e tretë rresht të Ligës së Kampionëve, kur Zidane vendosi të largohej në fund të stinorit të kaluar. Cristiano Ronaldo ishte ende pjesë e skuadrës dhe shumë pak veta kishin vënë në dyshim kualitetin e skuadrës që kishte kombinuar me sukses talentin e ri dhe lojtarët me përvojë. Presidenti i klubit Florentino Perez ishte përgëzuar që kishte mbajtur klubin në majë për aq gjatë, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, tash Real Madridi është duke tentuar të rikuperohet pas një prej krizave më të rënda në historinë e viteve të fundit. Dominimi në Ligën e Kampionëve mori fund me një humbje turpëruese në shtëpi nga Ajaxi. Kjo erdhi pas dy humbjeve rresht nga Barcelona në Kupën e Spanjës dhe në La Liga, në të dyja rastet në Madrid. Nuk pati një transferim të madh për të zëvendësuar Ronaldon e larguar te Juventusi dhe skuadra duket e ndarë dhe e mposhtur. Tifozët po bëjnë thirrje për dorëheqjen e Perezit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)