Reali do të përballet me shumë largime nëse kthehet Mourinho

Reali do të përballet me shumë largime nëse kthehet Mourinho

11 March 2019 10:00

Real Madridi do të përballet me eksod nëse e rikthen Jose Mourinhon në post të trajnerit. Disa lojtarë me përvojë te Reali kanë thënë privatisht se do të largohen në verë nëse Mourinho merr drejtimin e skuadrës.

Kapiteni i Realit, Sergio Ramos, kishte pasur mosmarrëveshje me Mourinhon, kur portugezi kishte drejtuar klubin mes viteve 2010-2013 dhe ka folur me presidentin e Realit, Florentino Perez për çështjen e rikthimit të Mourinhos, shkruan sot Koha Ditore.

Ramos do të shtyjë drejt një transferimi në verë, kur do të ketë edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Me gjithë faktin se Mourinho e kishte sjellë Gareth Balen në vitin 2017, uellsiani besohet se është një lojtar tjetër që nuk e mirëpret Mourinhon.

Dhe dy lojtarët e tjerë me përvojë, Marcelo dhe Karim Benzema po ashtu janë kundër idesë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme