Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se kanë marrë vërejtje nga ana e UEFA për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ai ka thënë për televizionin publik se janë duke punuar t’i riparojnë pjesët e dëmtuara, në mënyrë që stadiumi të jetë gati për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë.