Sport

Kuka në gjysmëfinale në Marrakech

Descriptive Text

Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut Grand Prix të xhudos që po mbahet në Marrakech të Marokut.

Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë, në përballjen e parë mposhti tunizianen Sarra Mzougui, ndërsa në çerekfinale mposhti austriaken Bernadette Graf, transmeton koha.net.

Në gjysmëfinale do të luftojë me gjermanen Luise Malzahn. Kuka është e vetmja nga Kosova që garon në Grand Prixun e Marrakechit.