Dortmundi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Stuttgartit, duke e mposhtur me rezultat prej 3 me 1.
Reus shënoi golin e parë në minutën e 62 përmes një penaltie, transmeton Koha.net.
Mysafirët barazuan shifrat përmes Kempfit pas nëntë minutave.
Dortmundi arriti të shënojë edhe dy herë në minutat e fundit të takimit. Alcacer shënoi në minutën e 84 pas asistimit nga Pulisiq, i cili shënoi në minutën e 90+2.
Dortmundi tani ka 57 pikë në vendin e dytë, po aq sa ka Bayerni në krye të tabelës. Stuttgarti në vendin e 16 ka 19 pikë.