Dortmundi ndien presionin e Bayern Munichut

Dortmundi ndien presionin e Bayern Munichut

08 March 2019 19:53

Lideri i Bundesligës, Borussia Dortmundi, do të kërkojë ta harrojë sa më shpejt eliminimin nga Liga e Kampionëve.

“Milionerët”, që janë në krizë të rezultateve, të gjitha forcat pas eliminimit nga Championsi, do t’i përqendrojnë në ligë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Favre, në “Signa Iduna Park”, do të kërkojë të kthehet te fitorja në ndeshjen ndaj Stuttgartit.

Dortmundi, pas humbjes nga Augsburgu, renditet në pozitën e parë në Bundesliga me 54 pikë, sa ka edhe Bayerni, në pozitën e dytë.

Dortmundi në këtë takim do të jetë i plotë, ndërsa te Stuttgarti do të mungojnë katër futbollistë, transmeton KTV.

Nga ana tjetër, kampioni i shumëfishtë i Bundesligas, Bayern Munichu do ta presë në shtëpi Wolsburgun.

Trajneri Niko Kovaq, për këtë takim nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Alabas, Comanit, Riberys dhe Robbenit.

“Bavarezët” do të kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive ndaj Wolfsburgut, ku në pesë ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje, me katër fitore dhe një ndeshje që është mbyllur baras.

Në katër ndeshjet e fundit në ligë Bayerni, ka katër fitore duke arritur të barazojë me pikë liderin Dortmundin që është në pozitën e parë me 54 sosh.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme