Sport

Derbi pa fitues i shton peshë garës për titull

Derbi pa fitues i shton peshë garës për titull

Feronikeli nuk ka arritur të rrisë diferencën e pikëve në krye të renditjes, e as Prishtina nuk ka arritur të ngushtojë diferencën me liderin. E barazimi 1:1 ndërmjet skuadrës së parë në tabelë dhe të dytës, të mërkurën, shkoi në favor të skuadrës së tretë - Llapit.

Tash skuadra llapjane pas fitores që shënoi po të mërkurën ndaj Gjilanit 1:0 është barazuar me pikë me Prishtinën në vendin e dytë. Të dyja skuadrat i kanë nga 44 pikë, pesë më pak se Feronikeli që vazhdon të kryesojë, shkruan sot Koha Ditore.