Prishtina lëshon fitoren nga duart ndaj Vareses

- 22:29Prishtina lëshon fitoren nga duart ndaj Vareses
- 21:59Prishtina përmbys Varesen në çerekun e tretë
- 21:20Prishtina më e mirë se Varese në çerekun e dytë
- 21:11KFOR-i italian në mbështetje të Vareses
- 21:00Prishtina me seri pozitive në çerekun e dytë
- 20:51Varese tregon superioritetin ndaj Prishtinës në çerekun e parë
- 20:38Nis ndeshja Prishtina – Varese
Prishtina lëshon fitoren nga duart ndaj Vareses
KB Prishtina ka humbur ndeshjen e parë ndaj Vareses në 1/8 e finales në Fiba Europa Cup.
Varese fitoi me shumë vështirësi ndaj Prishtinës në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Pallatin e Rinisë, transmeton Koha.net.
Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 77-80.
Te Prishtina më i miri në parket sonte ishte Dardan Berisha që shënoi 21 pikë, kurse pati edhe 3 kërcime e 3 asistime. Ai u ndihmua nga Divine Myles që shënoi 18 pikë.
Te Varese më i miri ishte Dominique Archie që shënoi 22 pikë, pati 7 kërcime e 1 asistim.
Ndeshja e kthimit luhet Itali pas një jave.
Prishtina përmbys Varesen në çerekun e tretë
KB Prishtina ka dhënë një paraqitje të jashtëzakonshme në çerekun e tretë ndaj Vareses, duke përmbysur rezultatin.
Gjiganti kosovar shënoi 28 pikë kundrejt 15 pikëve që shënoi Varese, për ta mbyllur këtë çerek me epërsi prej tetë pikëve, derisa rezultati aktual është 60-52, transmeton Koha.net.
Në këtë çerek shkëlqyen Edmond Azemi e Dardan Berisha për Prishtinës.
Prishtina më e mirë se Varese në çerekun e dytë
Prishtina është kundërpërgjigjur për mrekulli ndaj Vareses në çerekun e dytë.
Çerekun e dytë Prishtina ishte më e mirë se klubi italian, duke e fituar atë me rezultat 20:12, derisa edhe e ngushtoi diferencën, transmeton Koha.net.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 32-37 në të mirë të Vareses.
Te Prishtina në këtë pjesëlojë shkëlqyen Divine Myles me 8 pikë, kurse nga 7 pikë shënuan Dardan Berisha e Muhammed Bashir.
Varese më i miri ishte Dominique Archie që shënoi 11 pikë në pjesën e parë të takimit.
KFOR-i italian në mbështetje të Vareses
Varese po përballet me Prishtinën në kuadër të Fiba Europe Cup, e nuk po i mungon mbështetja.
KFOR-i italian ka shkuar në Pallatin e Rinisë për t’i dhënë mbështetje Vareses, transmeton Koha.net.
kanë shpalosur një baner me mbishkrimin “Forza Varese”.

Prishtina me seri pozitive në çerekun e dytë
Prishtina ka nisur fuqishëm çerekun e dytë të takimit nda Vareses.
Në këtë çerek Prishtina pati seri prej 9-0, duke rritur presionin ndaj Vareses.
Dardan Berisha shkëlqeu duke bërë një bllokadë, e duke shënuar tre pikësh.
Rezultati aktual është 23-27 për Varesen.
Varese tregon superioritetin ndaj Prishtinës në çerekun e parë
Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Vareses në kuadër të Fiba Europe Cup.
Klubi italian ka treguar superioritetin qysh në këtë çerek duke krijuar epërsi të madhe ndaj Prishtinës, 12 – 25, transmeton Koha.net.
Dominique Archie ishte i pandalshëm dhe shënoi shtatë pikë.
Kurse te Prishtina shkëlqeu Muhammed Bashir, po ashtu me shtatë pikë.
Nis ndeshja Prishtina – Varese
Ka nisur ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe gjigantit italian Pallacanestro Varese në kuadër të FIBA Cup.
Palestra në Pallatin e Rinisë është e stërmbushur, derisa raportohet se ishin 11 mijë kërkesa për 3 mijë bileta për këtë ndeshje, transmeton Koha.net.
“Plisat” kanë shpalosur një baner në të cilin thuhet, “Nga froni i përhershëm, pushtojmë fronte të reja”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Spezia e Ismajlit në çerekfinale të Kupës, eliminon Romën pas vazhdimeve
Leicesteri rrëmben kreun në Premier League

FBK-ja shpreson që një numër i shikuesve të lejohet në ndeshjet për Kupë

Gjasat e Kosovës ndaj Suedisë sipas ish-sulmuesit të dy përfaqësueseve

Zeqiri po punon për të qenë titullar te Brightoni

Dajaku premton maksimumin për Union Berlinin, për t’u kthyer më i fortë te Bayerni

Rashica godet shtyllën por Werderi pëson humbje

Kastrati fiton penallti, por Dinamo humb ndaj Rijekës

Drenica forcohet edhe me një brazilian

Loriana Kuka me njërin prej pesë “Ipponëve” më të mirë

Prishtina zyrtarizon tri miqësore në Antalya
