Sport

Ramadani: Barazimi në favor të Feronikelit

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani është ndarë i kënaqur me barazimin e sotëm me Prishtinën.

Ai thotë se ky barazim shkon në favor të ekipit të tij, transmeton KTV.

“Në deklarimet e mia para ndeshjes kam thënë se vijmë për të mos e humbur takimin. Krijuam disa raste të mira në 30 minutat e fundit. Objektivi ynë ishte që mos ta humbim takimin edhe pse ndoshta do të duhej ta ndëshkonim Prishtinës pasi krijuam raste. Kam fjalë të mira edhe për Prishtinës pasi me një futbollist më pak na rrezikuan dy-tre herë”, ka deklaruar Ramadani.

Prishtina e Feronikeli, që janë në luftë për titull, barazuan sot me rezultat prej 1-1.