Sport

Sfidimi i dyfishtë i shtetit: Serbi i dyshuar për vrasje vihet në krye të organizatës ilegale

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të raportojë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) veprimin ilegal të Federatës së Futbollit të Serbisë që të hënën mbrëma përfundoi procesin e zgjedhjes së organeve të reja të saj për territorin e Kosovës.

Ankesa e KOK-ut ka pak gjasa të ndryshojë gjendjen në terren, siç nuk ndryshoi asgjë reagimi që të dielën bëri Federata e Futbollit e Kosovës, që sipas ligjeve, është autoriteti i vetëm që ka të drejtën e organizimit të garave të futbollit në territorin e Kosovës. Ky autoritet po shkelet nga Federata serbe përmes shtrirjes që ka në territorin e Kosovës, në pjesët ku jeton komuniteti serb, shkruan sot Koha Ditore.

Është e ashtuquajtura "Federata e Futbollit e Kosovës dhe Metohisë" që kujdeset për funksionimin e Federatës së Serbisë në territorin e Kosovës. Dhe marrë për bazë paralajmërimet e serbëve, e ashtuquajtura Federatë pritet vetëm të forcohet.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)