Reali përqendrohet te gara e vetme ku mund të triumfojë

Reali përqendrohet te gara e vetme ku mund të triumfojë

05 March 2019 13:24

Pas dy humbjeve rresht nga Barcelona, brenda tri ditëve, Real Madridi ka mbetur me vetëm një mundësi për të shpëtuar stinorin: të fitojë Ligën e Kampionëve, që do të ishte hera e katërt rresht.

Mesjavën e kaluar Reali u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës nga Barça, ndërsa të shtunën pësoi në shtëpi në kuadër të La Ligas nga skuadra katalonjase, duke mbetur kështu në pozitën e tretë në renditje me 12 pikë disavantazh nga liderja, transmeton Koha Ditore.

Reali tash është duke u përqendruar në Ligën e Kampionëve, ku të martën mbrëma do të luajë në shtëpi ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales kundër Ajaxit.

Ndeshjen e parë si mysafir, Real Madridi e fitoi 2:1, falë golave të Karim Benzemas dhe Marco Asensios...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme