Mulaomeroviq lavdëron lojtarët për triumfin në Kupë

Mulaomeroviq lavdëron lojtarët për triumfin në Kupë

03 March 2019 22:16

Trajneri i Prishtinës, Damir Mulaomeroviq, është shprehur shumë i kënaqur me lojtarët e tij për suksesin në Kupën e Kosovës.

Prishtinasit fituan 96:60 në finalen ndaj Rahovecit për të siguruar titullin e radhës në Kupë.

“Nuk është shumë e lehtë. Urime për lojtarët, kanë luajtur një mbrojtje të shkëlqyer, nga i pari deri tek i fundit kanë qenë shumë të koncentruar dhe të fokusuar në ndeshjen ndaj Rahovecit. Rahoveci ka disa lojtarë të mirë dhe trajnerin e tyre e kam shok të ngushtë. Them se sonte ishte një mbrëmje e shkëlqyer”, tha trajneri i Prishtinës, transmeton KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme