Sport

Tifozi i Romës dënohet me tre vjet e gjysmë burgim pasi sulmoi një të Liverpoolit

Tifozi i Romës dënohet me tre vjet e gjysmë burgim pasi sulmoi një të Liverpoolit

Një tifoz i Romës që ka sulmuar një të Liverpoolit jashtë stadiumit "Anfield" në prill të vitit të kaluar, duke e lënë me lëndime serioze të trurit, është dënuar me tre vjet e gjysmë burgim nga një gjykatë në Preston, të enjten.

Simone Mastrelli, 30-vjeçar, është deklaruar fajtor për sulmin ndaj irlandezit 53-vjeçar Sean Cox, para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes dy skuadrave stinorin e kaluar, transmeton Koha Ditore.