Besimi i UEFA-s: vlerësim për Kosovën, favor për kampionin e saj Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Besimi i UEFA-s: vlerësim për Kosovën, favor për kampionin e saj

Tahir Sopi Tahir Sopi 28 February 2019 08:13

Drita si kampione e Kosovës, këtë edicion që është ende duke u zhvilluar, u paraqit në raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve që u mbajt në Gjibraltar, ku edhe doli fituese, duke u kualifikuar në raundin e ardhshëm.

Këtë edicion kampioni i Kosovës - kushdo qoftë ai - do ta ketë më të lehtë kalimin tutje sesa skuadra gjilanase.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar të mërkurën se UEFA ka vendosur që asaj t'ia besojë organizimin e rrethit parakualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore. 

Është organizimi i parë që i besohet Kosovës dhe pos kampionit të saj, që pritet të vendoset mes Feronikelit, Prishtinës dhe eventualisht Llapit, do të marrin pjesë edhe kampioni i San Marinos, Andorrës dhe Gjibraltarit.

Ndeshjet e këtij turneu parakualifikues do të zhvillohen prej 20 deri më 29 qershor të këtij viti në dy qytete: në stadiumin e qytetit të Prishtinës "Fadil Vokrri" dhe në atë të Mitrovicë, "Adem Jashari"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme