Sport

Chelsea mposht Tottenhamin në derbin e Londrës

Descriptive Text

Chelsea ka fituar 2 me 0 derbin e Londrës në xhiron e 28-të të Premier Ligës.

Pedro dhe një autogol i Kieran Trippierit i dhanë tri pikët “Bluve”.

Te skuadra e Chelseat nuk u paraqit portieri Kepa Arrizabalaga, që në fundjavë refuzoi të zëvendësohej në finalen e kupës EFL me Manchester Cityn.

Në tabelë, Tottenhami mbetet i treti me 60 pikë, por tash me vetëm katër pikë më shumë se Arsenali që është i katërti. Chelsea mbetet i gjashti me 53 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.