Sport

Prishtina mposht Bashkimin për të arritur në finale të Kupës

Prishtina mposht Bashkimin për të arritur në finale të Kupës

Klubi i basketbollit Prishtina, në kategorinë e femrave, ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës, pasi mposhti KB Bashkimi me rezultat 76:69.

Çereku i parë i ndeshjes përfundoi me rezultat 25:10 në të mirë të vashave të Prishtinës. Në çerekun e dytë, vashat nga Bashkimi ishin më të mira dhe kështu arritën ta ngushtojnë epërsinë duke shënuar 22 pikë, ndërsa ato nga Prishtina arritën të shënonin 14 pikë.