Sport

Malcom në shitje, klubi anglez shpreh interesim për të

Arsenali është duke menduar të përforcohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Drejtuesit e klubit londinez pas huazimit të Denis Suarezit nga Barcelona, synojnë transferimin e Malcomit në “Emirates”, transmeton KTV.

Raportet e mira të drejtuesve të të dyja klubet favorizon “Topçinjtë” që kërkojnë transferimin e brazilianit në Ishull.

Malcom nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në formacionin bazë të katalunasve dhe mund të largohet gjatë verës.

Sipas mediave angleze, Barcelona kërkon rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.