Me dy ndeshje rresht që e presin ndaj Barcelonës, Real Madridi ka parë shkëlqimin e Lionel Messit e që shpreson të mos e shohë këtë javë.
Pas një serie të performancave jo të mira, Messi pati një ndeshje impresive kundër Sevillas në ligë të shtunën, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar një për të hequr çdo dilemë lidhur me formën e tij.
Messi ka gjetur formën e tij më të mirë në momentin e duhur, para përballjes kundër Real Madridit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Spanjës të mërkurën mbrëma dhe në ligë të shtunën. Të dy ndeshjet do të luhen në "Santiago Bernabeu", në Madrid.
"Kur çdo gjë rrjedh si duhet, atëherë gjërat shkojnë në favorin tonë. Ne jemi duke luajtur siç dimë", ka thënë Messi të shtunën pas fitores 4:2 ndaj Sevillas... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)