Sport

Kompany: Do të doja të kisha guximin të refuzoja zëvendësimin

Descriptive Text

Kapiteni i Manchester City, Vincent Kompany, ka komentuar incidentin në minutat e fundit të finales së Kupës EFL me Chelsean.

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, refuzoi urdhrin e trajnerit Maurizio Sarri që të lironte vendin për Willy Caballeron në gjuajtjet e penaltive.

Në penalti, City arriti të fitonte ndërsa Arrizabalaga mbeti fytyra famëkeqe e ndeshjes për shkak të refuzimit që të largohej.

Kepa refuzon të largohet nga fusha, përplaset me Sarrin

“E di sa i mirë është Caballero në penalti. Herën e fundit që e fituam ishte ai që e fitoi për ne andaj s’doja ta shihja të hynte në fushë! Kjo edhe s’ndodhi. Sigurisht s’kam parë kurrë diçka të tillë, do të doja të kisha guximin ta bëja çdoherë kur zëvendësohem”, ka thënë ai për SkySports, transmeton Koha.net.