Sport

Feronikeli fiton kryendeshjen me Llapin, mbetet lider

Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli, ka mposhtur në shtëpi Llapin për të dëshmuar formën e mirë në gjysmën e dytë të sezonit.

Feronikeli fitoi 2 me 0 falë golave të Mendurim Hotit dhe Astrit Fazliut.

Në xhiron e 19-të ka fituar edhe Prishtina, që mposhti 4 me 0 Lirinë përmes Gauthier Mankendas, Armend Thaçit, Meriton Korenicës e Arbër Hoxhës, për të mbetur në hap me liderin.

Trepça ’89 ka mposhtur Dritën në “Riza Lushta”, 1 me 0, me golin e vetëm të shënuar nga Renato Hyshmeri.

Feronikeli falë kësaj fitore shkon në kuotën e 45 pikëve në krye të tabelës, dy më shumë se Prishtina. Llapi mbetet i treti me 38 pikë.