Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli fiton derbin ndaj Llapit, Prishtina mposht Lirinë

Feronikeli ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme këtë sezon për të vazhduar sigurt në krye të tabelës.

Në udhëtim sot e mposhti ndjekësin e parë, Llapin, me rezultat prej 0-1, transmeton Koha.net. Astrit Fazliu e shënoi golin e fitores për mysafirët.

Në anën tjetër Prishtina e mposhti në udhëtim Lirinë, me rezultat 0-1. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Thaçi në minutën e 64.

Feronikeli tani ka 20 pikë në vendin e parë. Llapi në vendin e dytë ka 16, një më shumë se Prishtina që mban vendin e tretë. E Liria në vendin e 11 ka 6 pikë.

E dy ndeshjet e tjera, Drita – Trepça ’89 dhe KEK-u ndaj Ballkanit u ndanë baras.

Drita me Trepçën ’89 barazuan 1-1, kurse sfida tjetër përfundoi 2-2.