Sport

Ylli i Sevillës: Në këtë botë mund të fitonim, por ndryshe dëshiroi një lojtar nga një planet tjetër

Foto: Reuters

Ylli i Sevillës, Ben Yedder e ka lavdëruar Leo Messin duke e quajtur atë një lojtar nga një planet tjetër.

Ai ka shkruar në Instagram se në këtë botë Sevilla do ta fitonte ndeshjen e sotme kundër Barçës, por kur ke në ekip një lojtar si Messi atëherë gjërat ndryshojnë.

Sevilla dy herë krijoi epërsinë në sfidën e sotme kundër Barcelonës, megjithatë një “hat-trick” i Messit përmbysi gjithçka, derisa rezultati final ishte 2 me 4. Me golin e fundit që e shënoi Luis Suarez.

“Në këtë mund ta fitonim këtë lojë, por është një lojtar nga një tjetër planet që dëshiroi të jetë ndryshe. Krenar me ekipin, kurrë s’dorëzohemi”, ka shkruar Yedder.