Tjetër gol i Muriqit në Turqi

Tjetër gol i Muriqit në Turqi

22 February 2019 22:16

Se është në formë të shkëlqyer këtë sezon, sulmuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, e ka treguar edhe në përballjen e tij të fundit në Superligën turke, në të cilën shënoi gol kundër Yeni Malatyasporit.

Rizespori fitoi në fund me rezultat 3:0, ndërsa shtatlarti i Kosovës, Muriqi, e realizoi golin e dytë të skuadrës në minutën e 90-të.

Pas 23 xhirove, Rizespori ka 28 pikë, ndërsa Vedat Muriqi ka të realizuara 8 gola e 5 asistime në elitën e futbollit turk.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme