Kapiteni i Kosovës ka prekur pikën më të ulët në karrierë

Kapiteni i Kosovës ka prekur pikën më të ulët në karrierë

Tahir Sopi Tahir Sopi 21 shkurt 2019 08:15

Pak ditë para se të niste pjesa pranverore në Superligën e Turqisë, kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, në një intervistë për mediumet italiane tha se nuk është i kënaqur te skuadra e Rizesporit për shkak të minutazhës së vogël në pjesën vjeshtore.

Mirëpo, kur tha këtë ai nuk kishte paramenduar se situata e tij tek ekipi turk në pranverë do të vështirësohej edhe më shumë, shkruan sot Koha Ditore.

Ujkani tashmë është larguar nga ekipi i parë dhe në pesë ndeshjet e para të pjesës pranverore nuk ishte as në stol.

Atij i është thënë nga klubi se për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve të huaj nuk mund të përfshihet në 18-she, kështu që deri në fund të edicionit do të mbetet jashtë ekipit të parë.

Ujkani 30-vjeçar ka pasur një karrierë me shumë rënie-ngritje. Problemet gjithnjë e kanë përcjellë, por asnjë si ky te skuadra turke.

Në një intervistë për gazetën ka thënë se e ka pranuar vendimin, të cilin nuk e ka pritur. Por ka shtuar se kjo nuk e ka demoralizuar, por motivuar që të vazhdojë të punojë me përkushtim në stërvitje për të mbajtur formën e tij deri në fund të edicionit.....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme