Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jadon Sancho kërkohet edhe nga Liverpooli

Foto: Reuters

Jurgen Klopp e ka lavdëruar tej mase vendimin që Jadon Sancho ta lë Manchester Cityn për Borussia Dortmundin, dhe e ka pranuar se ka pasur interesim të tij për futbollistin, megjithatë ka qenë i pamundur transferimi.

“The Mirror” raporton se Liverpooli tani ka shans të mirë për ta transferuar atë, sepse Dortmundi dëshiron që futbollistët që i ka, t’i shesë në Premier Leaguen angleze, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

18-vjeçari me paraqitjet e tij të mira e ka tërhequr edhe vëmendjen e Manchester Unitedit, Arsenalit dhe Chelseat.

“Të Kuqtë” janë të gatshëm që për sulmuesin e krahut të paguajnë 100 milionë funte. Anglezi, në 30 ndeshje këtë edicion ka shënuar tetë gola në 30 paraqitje, ndërsa ka edhe 13 asistime.