Sport

Llapi e nis me fitore stinorin pranveror

Llapi ka mposhtur Kekun me rezultat 3 me 0 për ta nisur stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.

Llapjanët kaluan në epërsi me golin e Mentor Zhdrellës që realizoi nga penaltia në minutën e 37 ndërsa pjesën e parë e mbylli me rezultat 2 me 0 kur në minutën e fundit realizoi Hamdi Namani.

Serinë e golave e mbylli Ramadani në minutën e 89.

Me këtë fitore Llapi është në pozitën e tretë me 38 pikë, një më pak se Feronikeli në pozitën e dytë dhe dy më pak se liderja, Prishtina.